Moti dhe stinët

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja Identifikon  orenditë në dhomë;
  • Nxënësi/ja dallon motin e vranët dhe me re të shiut;
  • Nxënësi/ja dallon motin e kthjellët dhe me diell;
  • Nxënësi/ja identifikon stinën e vjeshtës;
  • Nxënësi/ja identifikon stinën e dimrit.

 

Materiali i nevojshëm :

 

  • Karton i bardhë në formë rrethore;
  • Lapsi , goma;
  • Gërshërët, ngjitësi;
  • Letra të bardha dhe me ngjyra;
  • Lapsa me ngjyra;
  • Faculeta letre (palloma).

Përshkrimi i aktivitetit:

 

Hapi 1 Fillimisht, sikur në videon ilustruese, në kartonin me ngjyrë të bardhë në formë rrethore, vendosim modelin e një dhome. Më saktësisht vizatojmë tavolinën me vazon me lule, dhe tepihun. Perdet i formojmë përmes faculetës.
Hapi 2 Në katër fleta të vogël që kanë madhësinë e dritareve prapa perdeve, vizatojmë pamje të ndryshme. Në fletën e parë vizatojmë një pamje të errët dhe me flluska bore. Në fletën e dytë vizatojmë nja pamje të ndritshme dhe një diell. Në fletën e tretë vizatojmë një pamje të vranët me re dhe me shi.
Hapi 3 Fillimisht në kartonin e bardhë, prapa perdeve e vendosim fletën e parë me pamjen e errët dhe nga nxënësi/ja kërkojmë të komentojë se ‘’ është natë, po bie borë dhe është stina e dimrit’’.
Hapi

4

Pastaj nga dritarja vendosim ilustrimin e ditës me diell dhe kërkojmë nga nxënësi/ja që të tregoj se ‘’është ditë me diell’’.

 

Hapi

5

 

Në fund vendosim ilustrimin në të cilin janë të paraqitura retë dhe pikat e shiut dhe nga nxënësi/ja kërkojmë të komentoj se “është mot i vranët me shi dhe është stina e vjeshtës”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content