MODELIMI I KOSTUMIT (Lëmia: Tekstil-profili Rrobaqepësi)

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja skicon modelet e kostumit me dorë të lirë;
  • Nxënësi/ja llogaritë pëlhurën dhe materialet e tjera për kostum;
  • Nxënësi/ja hekuros pëlhurën dhe astarit;
  • Nxënësi/ja përgatit patronat prej letre;
  • Nxënësi/ja vizaton modelet mbi pëlhurë;
  • Nxënësi/ja fikson material ngjitës në vende të caktuara;
  • Nxënësi/ja qep me gjilpërë dore-qepje me makinë;
  • Nxënësi/ja bën provën e kostumit dhe korrigjimin në provë;
  • Nxënësi/ja pastron penjtë;
  • Nxënësi/ja bën provën përfundimtare të kostumit.

Materialet e nevojshme:

  • Fletorja e shënimeve;
  • Lapsi;
  • Goma;
  • Kompleti i vizoreve për rrobaqepësi;
  • Metri  i rrobaqepësit;
  • Shkumësi i rrobaqepësit,
  • Gërshërët;
  • Astarë;
  • Pëlhurë  ngjitëse;
  • Tavolina për hekurosje;
  • Hekuri për hekurosje;
  • Tavolina për vizatimin e patronëve dhe modelin e veshjeve;
  • Varëset;
  • Kukull  manekine  etj.

Këtu  mund ta shkarkoni materialin: Modelimi i kostumit

Përshkrimi i njësisë/aktivitetit:

Përsërisim njohuritë mbi modelimin  e veshjeve për femra,  për meshkuj, për të rijnë, moshë mesatare dhe për fëmijë. Veshjet duhet të jenë të pëlqyera nga personi duke u bazuar në modelin e veshjes, komoditetin, kualitetin e materialit etj. Fillojmë me temën Modelimi i kostumit  për femra. I shënojmë fjalët  kyçe në fletore dhe në tabele, pastaj njësinë mësimore ua interpretojë me gjuhën e shenjave, duke ua sqaruar procesin e përgatitjes se një kostumi.
Nxënësit në punë individuale fillojnë procesin e punimit: Skicimi i modelit të kostumit me dorë te lirë; Llogaritja e pëlhurës dhe materialeve tjera për kostum; Hekurosja e pëlhurës dhe astarit; Përgatitja e patronëve prej letre; Vizatimi i modelit mbi pëlhurë sipas patronëve dhe prerja e modelit ne pëlhurë; Fiksimi i materialit ngjitës ne vende te caktuar; Shpenallosja  e pjesëve te prera me gjilpëra  me kokë; Qepje me gjilpërë dore-qepje me makinë;  Prova e kostumit dhe korrigjimi në provë;   Përgatitja  e astarit, prerja dhe qepja; Pastrimi i penjve dhe hekurosja; Hekurosja, qepja dhe mbërthyerja e pullave; Prova përfundimtare e kostumit.

…………………………………………………………..

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content