Metalet –Ari dhe Argjendi
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja tregon se çfarë janë metalet;
- Nxënësi/ja përshkruan vetitë fizike të metaleve të arit dhe argjendit;
- Nxënësi/ja dallon arin dhe argjendin nga metalet tjera;
- Nxënësi/ja identifikon prodhimet nga ari dhe argjendi
- Nxënësi/ja njeh prodhimet nga ari dhe argjendi.
Materialet e nevojshme:
- Fotografitë e publikuara në platformë.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht i shpjegojmë nxënësit/ën se në kuadër të këtij aktiviteti do të mësojmë më shumë në lidhje me metalet sikurse ari apo argjendi. |
Hapi 2 | I shpjegojmë se metalet kanë veti fizike të veçanta siç janë : shkëlqimi metalik, përcjellshmëria elektrike dhe nxehtësia, fortësia e madhe dhe qëndrueshmëria. Metalet ndahen kryesisht në 2 grupe të mëdha e ato janë: Metalet e fisnikëruara si ari, argjendi, platini, të cilat gjenden më rrallë në natyrë dhe nuk ndryshken; Metalet bazike sikurse plumbi, nikeli, bakri, çeliku etj. |
Hapi 3 | Pastaj shpjegojmë se këto dy metale janë zakonisht të shndritshme, dhe mund të kenë ngjyrë të bardhë apo të verdhë. |
Hapi 4 | Sipas mundësive mund të mbledhim disa stoli të cilat I kemi në shtëpi p.sh. unazë ari, byzylyk argjendi, pjata nga alumini, ndonjë fije nga bakri dhe i emërtojmë ato. |
Hapi 5 | Pastaj mund të pyesim nxënësin/ën se nga çfarë materialesh janë krijuar ato elemente dhe e drejtojmë atë drejtë përgjigjeve të sakta. |
Leave a Reply