Mësojmë shkronjën ” E ”

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja njeh shkronjën E;
  • Nxënësi/ja modelon shkronjën E;
  • Nxënësi/ja emërton gjësende me shkronjën  E;
  • Nxënësi/ja shkruan shkronjën E.

Materiali i nevojshëm :

  • Fletë e bardhë me shkronjën E;
  • Fotografi që fillojnë me shkronjën E;
  • Oriz;
  • Ngjitës;
  • Fletë;
  • Laps;
  • Tempera apo ngjyra.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Bashkë me nxënësin/ën identifikojmë fjalë që fillojmë me shkronjën E, sikurse: Elefanti, Ena etj. Këtu mund të përdorim edhe fotografi ilustruese.
Hapi 2 Nga nxënësi kërkojmë që të shqiptojë disa herë shkronjën E si të vetme apo në kuadër të fjalëve të ndryshme.
Hapi 3 Udhëzojmë nxënësin/ën që të modelojë shkronjën E me oriz, sipas fotos ilustruese. Përmes ngjitësit e ngjisim orizin në formën e shkronjës E.
Hapi 4

 

Udhëzojmë nxënësin/ën që të shkruajë në një fletë të bardhë disa rreshta me shkronjën E. Ky aktivitetet duhet të përsëritet shumë herë, derisa shkronja të përforcohet plotësisht.
Hapi 5 Nga nxënësi/ja kërkojmë që të ngjyrosë shkronjën E, sipas ilustrimeve në videon udhëzuese.
Hapi 6 Në një fletë të bardhë shkruajmë disa fjalë, në të cilat përfshihet shkronja E. Por në vend të shkronjën E, lëmë një hapësirë të zbrazët të cilët i kërkojmë nxënësit/ës që ta plotësojë, p.sh

__L__FANTI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content