Mësojmë konceptin e numrit
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja mëson numrat përmes elementeve;
- Nxënësi/ja njeh numrat;
- Nxënësi/ja emërton numrat.
Materialet e nevojshme:
- Gota;
- Pjata të vogla;
- Lugë;
- Fleta;
- Lapsi.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Nëse nxënësi/ja tashmë dallon numrat, është koha të filloni që ai/ajo të mësoi edhe konceptin e numrave. Filloni nga numri 1-një për të vazhduar tutje edhe me numrat e tjerë. Sipas asaj që shihni në lidhje me progresin e nxënit/ës keni parasysh që ai/ajo duhet të kuptoj edhe konceptin e numrit 0. |
Hapi 2 | Fillimisht uleni nxënësin/ën në karrigen e tavolinës së punë |
Hapi 3 | Vendosni para fëmijës enë të ndryshme, sikurse gota, pjata apo lugë. |
Hapi 4 | Para nxënësit, vendosni disa fleta të bardha dhe një laps. Më pas, vendosni në fletën e bardha aq elemente sa doni, që nxënësi/ja të gjejë numrin e tyre. |
Hapi 5 | Filloni duke vendosur vetëm një element (pjatë, gotë apo lugë) dhe kërkoni nga nxënësi/ja që ta numërojë, dhe ta shkruajë rezultatin në fletën e bardhë. |
Hapi
6 |
Vazhdoni më pas duke vendosur më shumë elemente dhe kërkoni nga nxënësi/ja që t’i numërojë ato. |
Hapi 7 | Pasi të keni përfunduar rikthehuni edhe një herë të gjithave duke i numëruar bashkërisht (këtu kemi dy gota, dy lugë , dy pjata etj) |
Leave a Reply