Mësimi i shkronjës O
Rezultatet e pritura:
- Nxënësi/ja mëson shkronjën O;
- Nxënësi/ja shqipton tingullin O;
- Nxënësi/ja shkruan shkronjën O;
- Nxënësi/ja dallon shkronjën O;
- Nxënësi/ja gjen fjalë me shkronjën O;
- Nxënësi/ja ngjyros figurat me shkronjën O;
- Nxënësi/ja emërton figura dhe i plotëson ato.
Materiali i nevojshëm:
- Fletore;
- Lapsi;
- Fotografi;
- Ngjyra.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht konsultojmë videon ilustruese të publikuar në platformë. |
Hapi 2 | Nxënësit/ës i demonstrojmë dhe mësojmë shkronjën O. |
Hapi 3 | Bashkë me nxënësin/ën identifikojmë fjalë që fillojmë me shkronjën O, sikurse: Ora, Oxhaku, Oborri, Oktapodi. |
Hapi 4 | Nga nxënësi kërkojmë që të shqiptojë disa herë shkronjën O si të vetme apo në kuadër të fjalëve të ndryshme. |
Hapi 5 | Udhëzojmë nxënësin/ën që të shkruajë në një fletë të bardhë disa rreshta me shkronjën O. Ky aktivitetet duhet të përsëritet shumë herë, derisa shkronja të përforcohet plotësisht. |
Hapi 6
|
Nga nxënësi/ja kërkojmë që të ngjyrosë shkronjën O, sipas ilustrimeve në videon udhëzuese. |
Hapi 7 | Në një fletë të bardhë shkruajmë disa fjalë, në të cilat përfshihet shkronja O. Por në vend të shkronjën O, lëmë një hapësirë të zbrazët të cilët i kërkojmë nxënësit/ës që ta plotësojë, p.sh
_ Q E A N I, __ K T A P __ D I. |
Hapi 8 | Duke përcjellë videon udhëzuese vazhdojmë edhe me aktivitetet e tjera të parapara. |
Leave a Reply