Mësimi i numrave 1-5

Rezultatet e pritura:

  • Nxënësi/ja identifikon numrin;
  • Nxënësi/ja kupton konceptin e numrit;
  • Nxënësi/ja bën numërimin e objekteve;
  • Nxënësi/ja dallon numrat për nga madhësia.

Materialet e nevojshme:

  • Kapak kartoni;
  • Kapak plastike të shisheve me ngjyra të ndryshme;
  • Llastika;
  • Copëza të fletave me numra dhe ngjyra të ndryshme.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht në një kapak kartoni ngjisim kapakët e shisheve më ngjyra të ndryshme.
Hapi 2 Në fleta të bardha të vogla, shkruajmë numra të ndryshëm, dhe vizatojmë topa me ngjyra, shuma e të cilëve përkon me numrin. P.sh shkruajmë numrin 3 dhe vizatojmë 3 topa.
Hapi 3 Vendosim të gjitha materialet në tavolinë, dhe nxënësin/ën e udhëzojmë që duke shikuar copëzën e letrës së bardhë ku është shkruar numri dhe janë vizatuar topat me ngjyra, të identifikojë kapakët e shishes që kanë po atë shumë dhe po ato ngjyra, sikurse në foton ilustruese.
Hapi

4

Pasi që nxënësi/ja të identifikojë kapakët, e udhëzojmë që të vendos llastikun përreth kapakëve përkatës. Këtë aktivitet e përsërisim disa herë, duke ndërruar çdo herë numrin, sikur në foton ilustruese.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content