Mësimi i kapërthimit dhe shkapërthimit të patentës dhe pullave
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja mëson të bëj dallimin mes pullave dhe patentës (zinxhirit);
- Nxënësi/ja praktikon përdorimin e dy duarve;
- Nxënësi/ja mëson koordinimin dorë – vëmendje gjatë kapërthimit dhe shkapërthimit të pullave dhe patentës.
Materialet e nevojshme:
- Një ndërresë me pulla, dhe
- Një ndërresë me patent.

Një ndërresë me patent

Një ndërresë me pulla, dhe
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Së pari ulemi paranë fëmijës. |
Hapi 2 | Para tij/saj vendosim dy veshje, njëra me pulla kurse tjetra me patent. |
Hapi 3 | Mandej i shpjegojmë fëmijës se cila është veshja me pulla e cila veshja me patent. |
Hapi 4 | Kapim duart e fëmijës dhe fillojmë t’i zbërthejmë pullat dhe t’i mbërthejmë, duke vazhduar kështu disa herë me radhë. |
Hapi 5 | E njëjta procedurë vlen edhe për patentën. Duart e fëmijës i koordinojmë për të hapur patentën dhe për ta mbyllur. Këtë aktivitet duhet ta zhvillojmë disa herë pasi që kemi të bëjmë me fëmijë të verbër. |
QBMK “Xheladin Deda”-Pejë
Leave a Reply