Mbledhja e numrave deri në 7

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja kupton konceptin e numrave deri në 7;
  • Nxënësi/ja arrin të lexoj numrat deri në 7;
  • Nxënësi/ja kupton mbledhjen e numrave deri te nr. 7;
  • Nxënësi/ja arrin të mbledh numrat e dhënë së pari me ndihmë;
  • Nxënësi/ja arrin të mbledh numrat e dhënë pa ndihmë.

Materialet e nevojshme:

  • Numrat e punuara nga kartoni;
  • Marker;
  • Kapak të shisheve me ngjyra te ndryshme;
  • Shkopinj nga akulloret;
  • Numëratore dhe materiale tjera ricikluese.

Përshkrimi i aktivitetit:

 

Hapi 1 Së pari, formojmë numrin 7 nga kartoni.
Hapi 2 Të gjitha materialet e tjera i vendosim në tavolinë.
Hapi 3 I shpjegojmë nxënësit/ës konceptin e numrave duke filluar nga 1- 7, duke e marrë numrin 7 që e kemi formuar nga kartoni.
Hapi

4

Pasi nxënësi/ja të ketë kapur në dorë numrin 7 nga kartoni, ja ofrojmë 7 kapak apo pulla, që nxënësi/ja të kuptojë konceptin e numrit 7.
Hapi 5 Më pas bëjmë kombinime të numrave përmes pullave apo kapakëve për të formuar numrin 7
Hapi 6 Ushtrojmë gjetjen e rezultatit me anë të konkretizimit përmes pullave apo kapakëve.

5+2=    7+0=    4+3=     0+7=   

6+1=    2+5=    3+4=     1+6=

 

QBMK “Xheladin Deda”-Pejë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content