Mbledhja e numrave deri ne 6
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja kupton konceptin e numrave deri në 6;
- Nxënësi/ja arrin të lexoj numrat deri në 6;
- Nxënësi/ja kupton mbledhjen e numrave deri te nr. 6;
- Nxënësi/ja arrin të mbledh numrat e dhënë së pari me ndihmë;
- Nxënësi/ja arrin të mbledh numrat e dhënë pa ndihmë.
Materialet e nevojshme:
- Numrat e punuara nga kartoni;
- Marker;
- Kapak të shisheve me ngjyra te ndryshme;
- Shkopinj nga akulloret;
- Numëratore dhe materiale tjera ricikluese.
5+1=6

4+2=6

3+3=6

2+4=6

6+0=6
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Së pari, formojmë numrat deri në 6 nga kartoni. |
Hapi 2 | Të gjitha materialet e tjera i vendosim në tavolinë. |
Hapi 3 | I shpjegojmë nxënësit/ës konceptin e numrave duke filluar nga 1- 6, duke i dhënë numrin që e kemi formuar nga kartoni. |
Hapi
4 |
Pasi nxënësi/ja të ketë kapur në dorë numrin nga kartoni, ja ofrojmë po aq kapak apo pulla, që nxënësi/ja të kuptojë konceptin e atij numri. |
Hapi 5 | Më pas bëjmë kombinime të numrave përmes pullave apo kapakëve për të formuar numrat nga 1 deri në 6. |
Hapi 6 | Ushtrojmë gjetjen e rezultatit me anë të konkretizimit përmes pullave apo kapakëve.
5+1= 6+0= 3+3= 0+7= 2+4= 4+2= 1+5= |
QBMK “Xheladin Deda”-Pejë
Leave a Reply