Mbledhja e numrave deri në 20
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja kupton konceptin e numrave deri në 20;
- Nxënësi/ja lexon numrat;
- Nxënësi/ja kupton mbledhjen e numrave deri në 20;
- Nxënësi/ja mbledh numrat e dhënë së pari me ndihmë;
- Nxënësi/ja mbledh numrat e dhënë pa ndihmë
Materialet e nevojshme:
- Numrat e punuara nga kartoni;
- Marker;
- Kapak të shisheve me ngjyra te ndryshme;
- Shkopinj të akulloreve;
- Numëratore;
- Materiale tjera ricikluese.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Ky aktivitet duhet të zhvillohet me nxënës që tashmë e njohin konceptin e numrave deri ne 10. Për të vazhduar më tutje, fillimisht numrat nga 10 deri në 20 duhet t’i kemi të realizuar në karton. |
Hapi 2 | I japim nxënësit/ës numrin 10 nga kartoni dhe në anën tjetër i vendosim 10 kapakë, që ai/ajo t’i numërojë. |
Hapi 3 | Sipas ilustrimit në fotografi, shtojmë çdo herë nga 1 ose dy kapakë më shumë në mënyrë që nxënësi/ja të mësoj numrat nga 10 deri në 20. Secilën herë, nxënësit/ës i japim edhe numrin përkatës nga kartoni. |
Hapi 4 | Në fund, udhëzojmë nxënësin/ën që të gjejë rezultatin e ushtrimeve në vijim, duke përdorur mjetet e konkretizimit.
10+2= 10+9= 13+3= 15+5= 10+3= 10+8= 14+4= 18+2= 10+5= 10+10= 14+3= 17+3= 10+4= 10+0= 15+4= 16+4 = 10+1= 14+6= 10+ 7= 10+6= |
Leave a Reply