Mbledhja e numrave deri në 10

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja kupton konceptin e numrave deri në 10;
  • Nxënësi/ja lexon i pavarur numrat deri në 10 në Braille;
  • Nxënësi/ja kupton mbledhjen e numrave deri në 10;
  • Nxënësi/ja mbledhë numrat e dhënë pa ndihmë.

 

Materialet e nevojshme:

  • Numrat e punuara nga kartoni;
  • Marker;
  • Kapak të shisheve me ngjyra te ndryshme;
  • Shkopinj nga akulloret;
  • Numëratore dhe materiale tjera ricikluese.

Përshkrimi i njësisë/ aktivitetit:

Hapi 1 Së pari, formojmë numrin 10 nga kartoni.
Hapi 2 Të gjitha materialet e tjera i vendosim në tavolinë.
Hapi 3 I shpjegojmë nxënësit/ës konceptin e numrave duke filluar nga 1- 10, duke e marrë numrin 10 që e kemi formuar nga kartoni.
Hapi

4

Pasi nxënësi/ja të ketë kapur në dorë numrin 10 nga kartoni, ja ofrojmë 10 kapak apo pulla, që nxënësi/ja të kuptojë konceptin e numrit 10.
Hapi 5 Më pas bëjmë kombinime të numrave përmes pullave apo kapakëve për të formuar numrin 10.
Hapi 6 Ushtrojmë gjetjen e rezultatit me anë të konkretizimit përmes pullave apo kapakëve.

5+5=    7+3=   4+6=     3+7=   6+4=   0+10=

 8+2=   2+8=  2+5=    9+1=    1+9=      10+0=

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content