Mbledhja e numrave deri në 10

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja  mbledh numrat brenda dhjetësh së parë.

Materiali i nevojshëm:

  • Fleta me ngjyrë;
  • Fletë e bardhë;
  • Lapsi;
  • Gërshërët.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Nga nxënësi/ja kërkojmë që të vendosë duart në dy fletat me ngjyra duke i shtrirë gishtërinjtë dhe duke lënë hapësirë në mes të tyre, sikurse në foton ilustruese.
Hapi 2 Më pas, me anë të lapsit, vizatojmë duart e nxënësit/ës në fletat me ngjyra në bazë të formës së tyre.
Hapi 3 Duke përdorur gërshërët, i prejmë vizatimet e shuplakës së dorës, duke u kujdesur që kemi formësuar edhe hapësirën në mes të gishtërinjve.
Hapi 4 Të dy letrat në formë të shuplakës së dorës i ngjisim në një fletë të bardhë. Këtu duhet te jemi të kujdesshëm dhe të mos ngjisim edhe pjesën e gishtërinjve.
Hapi 5 Vendosim fletën me shuplakat e dorës përpara nxënësit, dhe ne anën tjetër i shkruajmë në një fletë të bardhë disa ushtrime për mbledhje si në vijim:

1+9 = 5+5 = 3+7 = 10+0=
4+6= 2+ 2= 7+2= 5+3 =
Hapi 6

 

E udhëzojmë nxënësin/ën që duke përdorur gishtërinjtë në fletat me ngjyra të bëjë mbledhjen e numrave dhe të shënojë rezultatin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content