Mbledhja e numrave
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja përforcon numrat dhe numërimin;
- Nxënësi/ja kupton grupimin e numrave;
- Nxënësi/ja kupton mbledhorin e parë dhe të dytë;
- Nxënësi/ja analizon shumën e fituar.
Materiali i nevojshëm:
- Tapetë (pjesë tepisoni);
- Fotografi të plastifikuara;
- Ngjitës për kapjen dhe çkapjen e fotografive të plastifikuara;
- Shiriti i plastifikuar me numra;
- Shenjat e plusit (+) dhe barazimit (=);
- Zari;
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi1 | Vendoset tapeti para nxënësit dhe poshtë tapeti prehet për të vendosur shiritin e numrave 1-5, sikurse në fotografinë ilustruese. |
Hapi 2 | Pastaj nxënësi gjuan zarin dhe sipas numrit të pikave në zar, tërheq numrin e shiritit dhe fotografitë i vendos në mbledhorin e parë. |
Hapi 3 | Më pas vendos shenjën e plusit, gjuan herën e dytë zarin, e tërheq prapë shiritin e numrit dhe vendos fotografitë e mbledhorit të dytë |
Hapi 4 | Në fund vendos shenjën e barazimit dhe shumën. |
Leave a Reply