Mbjellja e luleve
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja kupton procesin e mbjelljes;
- Nxënësi/ja kujdeset për ujitjen e luleve;
- Nxënësi/ja kujdeset për mirëmbajtjen e luleve
- Nxënësi/ja mëson për llojet e luleve.
Materialet e nevojshme:
- Videot ilustruese;
- Dorëzat e punës;
- Mjetet e punës;
- Fara e lules.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Në mënyrë qe nxënësi/ja të kuptojë procesin e mbjelljes dhe rritjes së një luleje, i kërkojmë që të shikojë videon e parë ilustruese e cila e shpjegon këtë proces. |
Hapi
2 |
Pasi që nxënësi/ja të ketë shikuar videon, kërkojmë nga ai/ajo të na thotë me fjalë se cili është procesi i mbjelljes së lules. |
Hapi 3 | Pastaj, së bashku me nxënësin/ën shikojmë videon e dytë dhe bazuar në hapat e përshkruar aty, dalim në kopsht për të mbjellë lulen. |
Hapi
4 |
Fillimisht udhëzojmë nxënësin/ën që të vendos dorëzat e punës dhe përmes mjeteve të punës të bëjë një groposje të lehtë të dheut. |
Hapi
5 |
Në gropën e vogël, e udhëzojmë të vendos farën e lules dhe me pas ta ujis atë. |
Hapi 6 | Nga nxënësi/ja kërkojmë që të kujdeset në vazhdimësi për lulen, dhe i shpjegojmë rëndësinë e bimëve. |
Leave a Reply