Mbathja e çorapeve
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja përvetëson të mbathurit e çorapeve.
Materialet e nevojshme:
- Materiali i publikuar;
- Video e publikuar;
- Çorapet.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht konsultojeni videon që është publikuar në platformë, ku aktiviteti është zbërthyer në hapa të vegjël. |
Hapi
2 |
Më pas, shkarkojeni materialin e publikuar në linkun me emërtimin: “Formulari për zbërthimin dhe vlerësimin e aftësive Mbathja e çorapeve” |
Hapi 3 | Sikurse në hapat e përshkruar në video udhëzojeni nxënësin/ën si në vijim:
1. Merr çorapin; 2. Zgjero çorapin duke futur gishtërinjtë e dy duarve në pjesën e brendshme të pjesës me llastik dhe gishtat e mëdhenj në pjesën e jashtme; 3. Rrudh çorapen duke futur gishtërinjtë e mëdhenj të dy duarve në pjesën e brendshme drejt pjesës së gishtërinjve tjerë; 4. Vendos çorapen në gishtërinjtë e këmbës; 5. Tërhiq çorapen drejt thembrës së këmbës; 6. Tërhiq çorapen derisa të drejtohet; 7. Drejto çorapen.
|
Hapi
4 |
Realizo të njëjtat hapa edhe me këmbën tjetër. |
Leave a Reply