Matja e peshës (Kilogrami-Dekagrami)

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja kupton peshën;
  • Nxënësi/ja kupton përdorimin e peshës;
  • Nxënësi/ja kupton   kilogramin (kg), dekagramin (dg) si njësi matëse të peshës;
  • Nxënësi/ja kryen veprime dhe zgjedh probleme me këto njësi.

Materialet e nevojshme:

 

  • Libri Matematika 5;
  • Peshore;
  • Ilustrime me fotografi;
  • Video incizimi në gjuhën e shenjave.

 

Përshkrimi i njësisë:

Për çfarë e përdorim ne peshën?

  • Për të matur peshën tonë;
  • Për t`i peshuar produktet ushqimore;
  • Ndërtimtari e përdor për lëndët e tij, etj..

         

Për matjen e peshës përdoret kilogrami dhe shënohet me kg. 1 kilogram =100 dekagram.

Dekagrami përdoret për matjen e peshave më të vogla se kilogrami dhe shënohet me dg. Pra dekagrami është njësia më e vogël se kilogrami.

2kg = 200 dg 4kg = 400 dg
5kg = 500 dg 3kg = 300 dg
1kg = 100 dg 1kg = 100 dg

Detyrë problemore:

Mami ne treg sot ka blerë pemë të ndryshme: molla 200 dg, dardha 100 dg, banane 300 dg, qershi 100 dk. Sa kg pemë ka blerë mami?

  • Të gjitha këto pesha ne duhet ti mbledhim e pastaj ti  shndërrojmë  në kg.
  • 200 dk+100 dg +300 dg +100dg = 700 dk
  • 700 dk =7 kg

Detyrë shtëpie:

  • Plotësoni librin e matematikes.
  • Plotësoni tabelën dhe shkruani ne fletore.

…………………………………………………………..

◦◦◦QBMK “NËNË TEREZA”-PRIZREN◦◦◦

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content