Makina ime (Grupmosha 5-6 vjeç)

Rezultatet e të nxënit:

  • Fëmija krijon një makinë nga kartoni;
  • Fëmija dallon elementet dhe pjesët e makinës;
  • Fëmija prezanton idetë ndërmjet artit.

Materialet e nevojshme:

  • Kuti këpucësh;
  • Markera me ngjyra;
  • Laps;
  • Letër;
  • Ngjitës;
  • Gërshërë.

 

Përshkrim i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht me anë të fotografisë, ilustrojmë se si duket një makinë.
Hapi

2

Më pas marrim një kuti këpucësh. Në pjesën e kapakut të kutisë vizatojmë dy rrathë të barabartë për të krijuar rrotat e makinës.
Hapi 3 Kutinë e kthejmë mbrapsht dhe në pjesën e sipërme e presim sikurse në videon ilustruese.
Hapi

4

Rrotat e prera i vendosim anash duke përdorur ngjitësin.
Hapi 5 Më pas vizatojmë në një letër të bardhë dy sy, të cilit i vendosim në pjesën e përparme të makinës
Hapi 6 Në të njëjtën mënyrë veprojmë edhe me pjesët e tjera të makinës, sikurse dritat, dyert etj.
Me këtë aktivitet, fëmija argëtohet dhe shprehë kreativitetin përmes formësimit të makinës dhe vizatimit.

…………………………………………………………..

◦◦◦QBMK “NËNË TEREZA”-PRIZREN◦◦◦

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content