Të ushqyerit

Rezultatet e të nxënit

•  
Nxënësi/ja përdor në mënyrë të drejtë thikën  për lyerje të bukës;
•   Nxënësi/ja lyen bukën me xhem.

Mjetet e nevojshme

•   Buka;
•   Pjata me xhem (varësisht nga preferencat e fëmijës mund të zëvendësohet me ajvar, gjalpë, ajkë etj.);
•   Thika për lyerje ( thika mund të zëvendësohet edhe me lugë, varësisht nga aftësitë dhe shkathtësitë e fëmijës).

Përshkrimi i aktivitetit

Bisedoni me fëmijën për ushqimet të cilat i pëlqen. Varësisht nga preferencat e tij/saj, mund të zëvendësoni xhemin me ajvar, ajkë ose ndonjë ushqim tjetër që fëmijës i pëlqen dhe që mund të përdoret për lyerjen e bukës. Gjithashtu, thika për lyerje mund të zëvendësohet edhe me lugë, varësisht nga aftësitë dhe shkathtësitë e fëmijës.

Motivoni fëmijën me fjalë, në mënyrë që të ushqehet sipas rregullave, duke i ofruar atij të gjithë hapat që duhet ndjekur:

  • Kap bukën me dorë
  • Kap thikën
  • Merr xhemin nga pjata me thikë
  • Lyej pjesën e bukës sipër
  • Mund të hani bukën tani

Ju lutem shkarkoni këtë formular për zbërthimin dhe vlerësimin e aftësive në fusha të aktiviteteve:

Formulari-për-zbërthimin-dhe-vlëresimin-e-aftësive-2

Shpjegim shtesë:

Ky aktivitet është zbërthyer në hapa të vegjël. Prindërit/mësimdhënësit rekomandohen që t’i realizojnë me fëmijën hapat një nga një duke filluar nga i pari. Gjatë realizimit të hapave të kësaj aftësie rekomandohen që fëmijës t’i jepet ndihmë varësisht nga vlerësimi paraprak.

Janë tri nivele të ndihmës: SHF=Shtytje fizike, SHV= Shtytje verbale, HP = Hapat e pavarur.  (Ju lutem shikoni videon e realizuar nga mësimdhënëset udhëtuese te materialet shtesë “Ndihma Fizike dhe Verbale në procesin e përvetësimit të aftësive të reja te nxënësit me nevoja të veçanta“).

Jepuni fëmijëve mjaft kohë që ta ushtrojnë detyrën e re. Rregullisht ushtroni.

Mund të themi se fëmija e ka përvetësuar një aftësi nëse ka sukses 60-80% në detyrën e caktuar, që është performancë mesatare dhe tendenca duhet të shkojë që fëmija të arrijë në performancë  të shkëlqyer 100%.

Gjithherë tentoni ta mësoni në ambientin në të cilin doni që shkathtësia e mësuar të aplikohet, nëse nuk jeni në ato ambiente atëherë simuloni ato. Vazhdimisht vërtetoni se jeni duke tërhequr vëmendjen e fëmijës. Zvogëloni pengesat e jashtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content