LOJA “MOS U RRËZO”

 Rezultatet e të nxënit:       

  • Nxënësi/ja bën koordinimin e lëvizjeve të trupit;
  • Nxënësi/ja mban drejtpeshimin;
  • Nxënësi/ja dallon forma gjeometrike;
  • Nxënësi/ja emërton ngjyrat;
  • Nxënësi/ja respekton rregullat.

Materialet e nevojshme:

  • Laps;
  • Letër te bardhë A4;
  • Letra me ngjyra te ndryshme A4;
  • Vizore;
  • Ngjyra te drurit;
  • Gërshërë.

Përshkrimi i aktivitetit:

 

Hapi 1 Me ketë aktivitet fëmijët do te aftësohen ti koordinojnë lëvizjet, te mbajnë drejtpeshimin, t`i dallojnë format gjeometrike, ti mësojnë ngjyrat dhe te mësojnë për rregullat e lojës Në letra me ngjyra të ndryshme vizatojmë forma të ndryshme gjeometrike si katrorin, trekëndëshin, rrethin dhe drejtkëndëshin.
Hapi 2 Format i vendosim në dysheme dhe i kërkojmë nga fëmijët te kërcejnë mbi to. Nxënësi/ja  duhet te kërcej në formën e kërkuar dhe ngjyrën e kërkuar (p.sh kërce mbi trekëndëshin me ngjyrë të kaltër, kërce mbi rrethin me ngjyrë të kuqe etj.). Lojën mund ta vazhdojmë duke e bërë ndërrimin e vendeve të formave gjeometrike te kërcejmë mbi to duke pasur kujdes qe të mos rrezohesh.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

…………………………………………………………..

◦◦◦QBMK “NËNË TEREZA”-PRIZREN◦◦◦

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content