Loja me rrathë (Grupmosha 5-6 vjeç)
Rezultatet e të nxënit:
- Kryen ushtrime themelore në terren;
- Kërcim dhe zvarritje në distanca të ndryshme;
- Demonstron shkathtësive të lëvizjeve duke u futur në rrathë;
- Respekton rregullat gjatë lojës;
- Kërcen duke thënë dalluar ngjyrën e rrathëve.
Materialet e nevojshme: Rrathë plastike me ngjyra
Përshkrimi i aktivitetit:
Fëmijëve së pari i tregohet loja dhe rregullat e saj. Aktiviteti realizohet në ambient të hapur të kopshtit, në këndin e lojërave të edukimit fizik ku secili fëmijë vendosë rrathët në tokë dhe krijohet një rreth i madh. Secili fëmijë kërcen në mes të rrathëve dhe kështu vazhdojnë me radhë të gjithë fëmijët. Pastaj fëmijët renditen duke mbajtur distancën mes vete dhe duke i mbajtur rrathët dhe secili fëmijë hyn brenda rrathëve kurse fëmijët tjerë thonë emrin e tij/saj. Loja mbaron kur secili fëmijë arrin të hyjë brenda rrathëve. Me këtë aktivitet fëmijët shfaqin emocione përmes lojës në grupe, bashkëveprim me edukatoret dhe shokët e shoqet.
…………………………………………………………..
◦◦◦QBMK “NËNË TEREZA”-PRIZREN◦◦◦
Leave a Reply