Loja me kapakë

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja zhvillon muskujt e gishtërinjve të dorës;
  • Nxënësi/ja koordinon lëvizjet  sy- dorë.

Mjetet e nevojshme:

  • Gërshërë;
  • Kapak të shisheve;
  • Marker;
  • Fletë të bardha.

Përshkrimi I aktivitetit:

 

Hapi 1 Vendosim të gjithë mjetet e punës në tavolinë.
Hapi 2 Në fletë të bardha, vizatojmë një vijë të lakuar me markerë të  kaltër dhe një vijë tjetër me marker të kuq.
Hapi 3 Duke konsultuar videon e publikuar, përgatisim fleta të ndryshme të bardha me vija në forma të ndryshme me ngjyrë të kaltër dhe të kuqe.
Hapi 4 Pasi të kemi përgatitur disa fleta të tilla, me shkallë të vështirësisë së ndryshme, fillojmë nga ajo që është më e lehta dhe e vendosim përpara nxënësit/ës.
Hapi 5 Nxënësin/ën e udhëzojmë që të  kap dy kapakët me ngjyra të ndryshme, përkatësisht të kaltër dhe të kuqe, dhe t’i lëviz ata nëpër vijat përkatëse varësisht formës së vijave. Kjo do t’i ndihmojë nxënësit që të përmirësojë koordinimin sy- duar.
Hapi

6

Kur e vërejmë që nxënësi/ja është duke performuar me saktësi lëvizjen e kapakëve në vijat e parashkruara, i vendosim një fletë tjerë ku vijat janë më të ndërlikuara dhe lëvizja e kapakëve mbi to, është më e vështirë. Në këtë mënyrë, gradualisht rrisim shkallën e vështirësisë për t’i ndihmuar nxënësit/ës të ushtrojë më shumë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content