LOJA “E GJETA” ( Grupmosha 5-6 vjeç )

Rezultatet e të nxënit:

  • Fëmija koordinon lëvizjet e trupit;
  • Fëmija kontrollon drejtpeshimin;
  • Fëmija përqendron vëmendjen;
  • Fëmija respekton rregullat e lojës.

Materialet e nevojshme:

  • Fleta A4;
  • Ngjyra;
  • Libra;
  • Kuti biskotash apo çokolatë.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht vizatojmë shputat e këmbëve në fleta të bardha.
Hapi

2

Fletat e bardha ku janë të vizatuara shputat e këmbëve i rendisim në dy anë dhe në mes të tyre vendosim libra si pengesa. Në fund të rrugës, vendosim një kuti me biskota.
Hapi 3 Për të arritur deri tek kutia me biskota, fëmija duhet të kërcejë së pari mbi fletat ku janë të vizatuara shputat e këmbëve, pastaj në mes, por duhet të ketë kujdes që të mos i rrëzojë pengesat (librat).
Hapi

4

Fëmijët duhet të rifillojnë lojën sa herë që e prekin apo e rrëzojnë një pengesë dhe në fund nëse arrijnë të kërcejnë pa i rrëzuar pengesat, do ta gjejnë dhe do ta marrin kutinë e biskotave.

 

Hapi 5 Me këtë aktivitet fëmijët do të aftësohen për zgjidhjen e problemit, fitojnë vetëbesim si dhe mësojnë për rregullat e lojës.

 

…………………………………………………………..

◦◦◦QBMK “NËNË TEREZA”-PRIZREN◦◦◦

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content