Llojet e vijave

Rezultatet e pritura:

  • Nxënësi dallon llojet e ndryshme të vijave: Vijë e drejtë, vijë e lakuar dhe vijë e ndërprerë;
  • Nxënësi identifikon ngjyrat e ndryshme.

Materiali i nevojshëm:

  • Letra me tre ngjyra të ndryshme.
  • Gërshërët;
  • Markeri;
  • Ngjitësi;

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht marrim 3 letrat me ngjyra të ndryshme dhe në secilën prej tyre vizatojmë bashkë me fëmijën nga një shtëpi dhe një makinë/ automobil të vogël.
Hapi 2 Bashkë me fëmijën, duke përdorur gërshërët i prejmë shtëpitë dhe makinat në varësi të formës së tyre.
Hapi 3 Më pas vizatojmë një vijë të lakuar, një vijë të drejtë dhe një vijë më ndërprerje, gjithashtu në fleta me tre ngjyra të ndryshme, të cilat po ashtu i prejmë sipas formës.
Hapi

4

Vendosim automobilat, vijat dhe shtëpitë në tre rreshta paralelë si në vijim:

Automobili, Vija e drejtë, Shtëpia;

Automobili, Vija e lakuar, Shtëpia

Automobili, Vija e ndërprerë, Shtëpia

 

 

Hapi 5

Më pas, i kërkojmë fëmijës që të kap automobilin e parë dhe duke e drejtuar dorën e tij/saj nëpër vijën e drejtë, artikulojmë si në vijim: “Kjo është vija e drejtë”, apo “automobili po lëviz tani në rrugën e drejtë”. Veprojmë njëjtë edhe për vijën e lakuar dhe atë të ndërprerë
Hapi

6

Më pas, fëmijës i kërkojmë që të lëvizë me radhë në rrugën (vijën) e drejtë, të lakuar dhe të ndërprerë për të arritur te caku (shtëpia) gjithmonë duke identifikuar ngjyrën e automobilit dhe shtëpisë.

Fëmijës i japim vetëm udhëzimin sikurse: Dërgo automobilin në shtëpi përmes vijës së drejtë, dhe presim nga fëmija që ai/ajo të identifikojë vetë se cila është rruga e drejtë. Veprojmë njëjtë edhe për vijat e tjera.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content