Lidhja e kondensatorëve, Fizikë,

Rezultatet e te nxënit:

  • Nxënësi/ja dallon lidhjen e kondensatorëve ne varg dhe paralel;
  • Nxënësi/ja tregon ecurinë e përfitimit të formulave për çdonjërën lidhje të kondensatorëve;
  • Nxënësi/ja shpjegon se sasia elektrike në pllaka te kondensatorit varet nga kapacitetet e tyre.

Materialet e nevojshme:

  • Përçues;
  • Pllaka përcjellëse;
  • Dielektrik;
  • Libri;
  • Makina e Braille;
  • Lapsi;
  • Fletat;
  • Fletorja.
Lidhja në varg e kondesatorëve ka këto veti-Termoform

Lidhja në varg e kondesatorëve ka këto veti-Termoform

Lidhja  paralele e kondensatorëve Termoform

Lidhja  paralele e kondensatorëve Termoform

Lidhja  paralele e kondensatorëve

Lidhja  paralele e kondensatorëve

Përshkrimi i njësisë:

Shpjegimi i lidhjes se kondensatorëve

Kondensatorët lidhen në dy mënyra: në varg dhe në paralel.

Lidhja e kondensatorëve në varg

Te lidhja në varg e kondensatorëve pllaka me ngarkesë negative lidhet me pllakën me ngarkesë pozitive dhe kështu në varg kondensatorët lidhen njëri pas tjetrit.

-Ngarkesat elektrike janë të pavarura nga kapaciteti dhe të barabarta: ….

– Tensioni në skajet e baterisë së kondensatorëve është e barabartë me shumën e tensioneve në çdonjërin nga kondensatorët. U= U1 + U2 + U3…..Un

-Tensionet në çdo kondensatorë janë: U1=q/c1, U2=q/c2, U3=q/c3, kurse tensioni i përgjithshëm U në mes të skajeve të lidhjes se tyre AB përkufizohet si herës i sasisë së elektricitetit q të njërës pllakë dhe kapacitetit ekuivalent Ce të tërë baterisë së kondensatorëve, pra  U=q/Ce dhe pasi të zëvendësojmë n shprehjen e mësipërme fitojmë:

 1/Ce=1/C1 +1/C2+1/C3

paraqet formulën e lidhjes së kondensatorëve në varg.

Lidhja  paralele e kondensatorëve

Në lidhjen paralele të kondensatorëve ngarkesa e përgjithshme elektrike është:

q=q1+q2+q3

Në këtë lidhje ndryshimi i potencialit në pole të burimit është i përbashkët për të gjithë kondensatorët veç e veç, pra U=VA-VB, prandaj:

U=U1+U2=U3

Në anën tjetër, sasitë elektrike në pllaka të kondensatorëve varen nga kapacitetet e tyre, kurse sasia elektrike e tërë baterisë varet nga kapaciteti ekuivalent i saj, prandaj q1=C1U, q2=C2U, q3=C3U  dhe  i zëvendësojmë këto vlera dhe fitojmë:

CeU=(C1=C2+C3)U përkatësisht

Ce=C1+C2+C3 paraqet formulën e lidhjes paralele të kondensatorëve.  (mundë të klikoni në likun për më shumë).

https://sq.wikipedia.org/wiki/Kondensatori

 

QBMK “Xheladin Deda”-Pejë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content