Leximi me shkronja
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja identifikon fotografitë;
- Nxënësi/ja identifikon shkronjat;
- Nxënësi/ja gjen fotografinë me shkronjën përkatëse;
- Nxënësi/ja mëson fjalë të reja;
- Nxënësi/ja ushtron leximin.
Materialet e nevojshme:
- Fotografi ose figura;
- Shkronja të plastifikuara ose shkronja nga plastika.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Udhëzoni nxënësin/ën që të rendit fotografitë në njërën anë dhe shkronjat në anën tjetër, sipas fotografisë ilustruese. |
Hapi 2 | Udhëzojeni nxënësin/ën që të zgjedh njërën nga fotografitë dhe ta përshtatë me shkronjën përkatëse në anën tjetër. P.sh zgjedh fotografinë e Gjirafës dhe më pas në anën tjetër gjen shkronjën GJ. |
Hapi 3 | Më pas mund të udhëzoni nxënësin/ën që të formojë fjalë nga shkronjat në dispozicion duke i përshtatur me fotografitë përkatëse. P.sh. GJYSHI dhe fotografitë si në vijim: Gjirafa, Ylli, Shqiponja dhe Iriqi. |
Leave a Reply