Leximi me rrokje
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja përforcon shkronjat;
- Nxënësi/ja ndan fjalën në rrokje;
- Nxënësi/ja bashkon dy rrokje;
- Nxënësi/ja ushtron leximin.
Materialet e nevojshme:
- Fleta me ngjyra;
- Lapsa me ngjyra;
- Gërshërët;
- Karton.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Duke u bazuar në videon ilustruese, në copëza letre shënoni fjalë të shkurtra sikurse: Dora, Gota etj. |
Hapi 2 | Në rrathë prej kartoni, shënojmë rrokje të ndryshme të fjalëve që kemi shkruar në copëzat e letrës. |
Hapi 3 | Përpara nxënësit/ës, sipas udhëzimeve në video, fillimisht vendosim një fjalë të shkruar në copëzën e letrës, dhe nga nxënësi/ja kërkojmë që ta ndaj fjalën në rrokje. |
Hapi 4 | Nga nxënësi/ja kërkojmë që të gjejë rrokjet nga rrathët prej kartoni dhe t’i përshtatë ato me fjalët në copëzat e letrës. Me këtë aktivitet nxënësi/ja ushtrohet të lexojë me rrokje. |
Leave a Reply