Lëngjet dhe vetitë e tyre: Forma e lëngjeve

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja analizon formën e lëngjeve;
  • Nxënësi/ja mëson se lëngjet nuk kanë formë;
  • Nxënësi/ja Identifikon se lëngjet e marrin formën nga ena në të cilën vendosen.

Materialet e nevojshme:

  • Enë me forma të ndryshme;
  • Lëng/ Ujë.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht shkarkojmë materialin që gjendet në linkun me emërtimin: Lëngjet dhe vetitë e tyre, forma e lëngjeve.
Hapi

2

Fillojmë të diskutojmë me nxënësin/ën në lidhje me formën e lëngjeve duke shtruar pyetje si në  vijim:

·       Çfarë forme kanë lëngjet?

·       Si duket ajo formë e lëngjeve?

·       A mund të preken  lëngjet me duar?

·       Si mund të mbahen në duar?

 

Hapi

3

Duke konsultuar faqen e parë të materialit, sqarojmë zhvillojmë ushtrimin e parë, ku duke përdorur tre enë me forma të ndryshme, kërkojmë nga nxënësi që t’i mbushë ato me ujë për të parë se si ndryshon forma e lëngut.
Hapi 4 Më pas nxënësit/ës i shtrojmë edhe një herë pyetjet që kishim shtruar në fillim, për të parë progresin e të mësuarit. Përgjigjet i shënojmë sipas udhëzimeve në material.
Hapi

5

Duke konsultuar materialin, zhvillojmë edhe aktivitetin në faqen e fundit, i cili parasheh që nxënësi të përgjigjet nëse sasia e lëngut ka ndryshuar kur ajo është zhvendosur nga një gotë në tjetrën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content