Lënda: Biologji, Klasa VI Njësia mësimore: Biodiversiteti
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja kupton që jeta zhvillohet në tokë me ndihmën e ujit, ajrit, diellit dhe faktorëve të tjerë ekologjik;
- Nxënësi/ja dallon përbërësit e qelizës bimore dhe shtazore dhe kupton dallimin dhe funksionin e qelizave.
Materialet e nevojshme:
- Libri “Biologjia VI”;
- Fletore pune “Biologjia VI”;
- Makina e Braillit-it;
- Interneti;
- Foto ilustruese.
Qeliza bakteriale
Përshkrimi i njësisë:
Planeti ynë Tokë ka kushtet e nevojshme për të jetuar një larmishmri e bimëve, kafshëve dhe qenie tjera të gjalla. Toka ka ujë, ajër dhe diellin që siguron energjinë për jetën.
Fjala Biologji rrjedh nga gjuha greke që do të thotë: Bios – jetë dhe logos – shkencë, dija mbi jetën. Biologjia është shkencë natyrore që na mëson ndërtimin, fiziologjinë, sjelljen, organizmin, llojllojshmërinë dhe përhapjen e organizmave të gjallë në natyrë.
1.1 Organizmat e gjallë përbëhen prej qelizës
Qeliza u zbulua në vitin 1665 nga natyralisti anglez, Robert Huk nëpërmes mikroskopit të tij. Qelizat janë të vogla dhe shihen vetëm nëpërmes mikroskopit.
1.1.1 Struktura dhe funksioni i qelizës
Qelizat janë përbërës i një organizmi të gjallë, që kryejnë një funksion të caktuar. Qelizat kanë forma dhe funksione të ndryshme.
Qelizat përbëhen nga:
- Membrana: mbështjellësi i qelizës. Shtresë që rregullon hyrjen ose largimin e materieve.
- Citoplazma: ndodhet brenda Membranës dhe është një masë e lëngshme, e pangjyrë, me veti ngjitëse në të cilën ndodhen organele të ndryshme të cilat kryejnë të gjitha aktivitetet e qelizës
- Bërthama: kontrolluesi i aktiviteteve të qelizës. Nëse bërthama ndahet nga qeliza, ajo vdes. Bërthama është e mbështjellur dhe e mbushur me plazmën bërthamore, që ka një ose më shumë bërthamëza dhe kromozome. Forma dhe madhësia e saj është e ndryshme. Ka qeliza me një bërthamë por edhe të tilla që kanë disa.
Qeliza bimore: Qelizat bimore kanë tre pjesët e sipërpërmendura por kanë struktura shtesë, si:
- Muri qelizor që përbëhet nga celuloza (lëndë kimike e veçantë). Përcakton formën e qelizës dhe qarkullimin e lëndëve të ndryshme organike dhe joorganike në mes qelizave në saje të prezencës së poreve në të
- Vakuola ka formën e një qeseje. Bënë depozitimin e lëngut qelizor dhe ruajtjen e substancave të mbetjeve të panevojshme ose dhënien e ngjyrës së qelizave
- Kloroplastet janë struktura me ngjyrë të gjelbër, që vjen nga klorofili dhe janë pjesë e procesit të fotosintezës
Qeliza shtazore përmban një organelë të veçantë që quhet centriola
1.1.2 Organizmat njëqelizorë
Shtazët dhe bimët janë organizma shumëqelizor. Në grupin e protistëve dhe kërpudhave ekzistojnë organizma një dhe shumëqelizorë të cilët e kanë bërthamën e diferencuar nga citoplazma dhe quhen eukariote. Bakteret dhe algat e kaltra janë organizma njëqelizorë të cilët nuk e kanë bërthamën e diferencuar, materiali bërthamor është në citoplazmë dhe jo në bërthamë të veçantë dhe quhen prokariote.
Detyrë shtëpie:
- Fletore pune: Faqe 5-6.
Leave a Reply