Lagjja ime -Grupmosha 5-6 vjeç
Rezultatet e të nxënit:
- Fëmija përshkruan rrethin e tij/saj të afërt;
- Fëmija tregon për profesionet e njerëzve të afërt;
- Fëmija kupton rëndësinë e fqinjëve;
- Fëmija identifikon shërbimet që i ofrohen në lagje.
Materialet e nevojshme:
- Fleta me ngjyra;
- Gërshërë;
- Laps;
- Kuti të akullit;
- Shkop për dhëmbë.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht bashkëbisedojmë me fëmijën në lidhje me njerëzit që njohim në lagjen tonë dhe fillojmë të listojmë disa prej tyre. |
Hapi
2 |
Më pas, vazhdojmë duke bashkëbiseduar me fëmijën në lidhje me profesionet e secilit prej tyre. |
Hapi 3 | Më pas, së bashku me fëmijën, vizatojmë lule të ndryshme në letra me ngjyra, të cilat i prejmë sipas formës. |
Hapi
4 |
Në secilën lule, shkruajmë nga një profesion të fqinjëve të lagjes tonë sikurse ne vijim: Mësimdhënës/e, Doktor/eshë, Avokat/e, Dentist/e, Polic/e etj. |
Hapi 5 | Së bashku me fëmijën, fillojmë të flasim për rëndësinë e këtyre profesioneve apo roleve e shoqërore që kanë fqinjët në lagjen tonë. |
Hapi 6 | Secilës lule i vendosim nga një shkop të hollë të drurit në formë të trungut. |
Hapi 7 | Të gjitha lulet e përgatitura i marrim dhe i vendosim në kutinë e akullit të cilën e kemi mbushur paraprakisht me dhe, sikurse në videon ilustruese.
Në këtë mënyrë ne kemi përgatitur një kopsht të vogël me lule që përfaqësojnë fqinjët tanë dhe rëndësinë e tyre. Fëmija kupton rëndësinë e rrethit shoqërorë në jetën tonë. |
…………………………………………………………..
◦◦◦QBMK “NËNË TEREZA”-PRIZREN◦◦◦
Leave a Reply