Kujdesi në rrugë

Rezultatet e të nxënit: 

  • Nxënësi/ja mëson shenjat e komunikacionit;
  • Nxënësi/ja mëson për semaforin;
  • Nxënësi/ja kupton rregullat në komunikacionin rrugor;
  • Nxënësi/ja vlerëson rëndësinë e respektimit të rregullave në trafik.

Materialet e nevojshme:

  • Kuti këpucësh;
  • Fleta me ngjyra;
  • Fleta të bardha;
  • Gërshërë;
  • Ngjitës
  • Laps.

 

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht bashkëbisedojmë me nxënësin/ën në lidhje shenjat e komunikacionit rrugor që ai/ajo njeh dhe rëndësinë e tyre për jetën e njeriut.
Hapi

2

Së bashku me nxënësin/ën listojmë disa shenja të komunikacionit rrugorë sikurse: Semafori , shenja STOP, vijat e bardha, përcaktuesit e shpejtësive etj. Secilën shenjë e ilustrojmë me fotografi.
Hapi 3 Më pas, së bashku me nxënësin diskutojmë rreth funksionit/ rolit që kanë këto shenja të komunikacionit rrugor.
Hapi

4

Marrim një kuti këpucësh dhe kërkojmë nga nxënësi/ja që ta ngjyrosë me ngjyrë të zezë në të gjitha sipërfaqet e saj. Më pas marrim 3 fleta me ngjyrat e semaforit dhe i prejmë në formë të rrethit. Duke përdorur ngjitësin, fletat në formë të rrathëve i vendosim në kutinë e ngjyrosur me ngjyrë të zezë. Kutia do të marrë kështu pamjen e semaforit.
Hapi 5 Me letra të bardha, improvizojmë vijat e bardha në rrugë (zebrat) shpjegojmë funksionin e tyre.
  Duke improvizuar mund të krijojmë edhe shenja të tjera rrugore.
Hapi 6 Nxënësit/ës i kërkojmë që të ecë në vijat e bardha të vendosura në dysheme, të ndalojë tek shenja STOP dhe të sillet konform ngjyrave të semaforit që ne përcaktojmë me një shkop tregues.

Në këtë mënyrë nxënësi/ja do të arrijë objektivat e parapara për të njohur dhe kuptuar disa nga shenjat e komunikacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content