KRYEFJALA DHE KALLËZUESI

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja komunikon përmes gjuhës së shenjave;
  • Nxënësi/ja jep mendim kritik dhe produktiv;
  • Nxënësi/ja mëson kryefjalën, kallëzuesin dhe të interpretojnë përmes gjuhës së shenjave;
  • Nxënësi/ja shkruan fjali me gjymtyrët kryesore (kryefjalën dhe kallëzuesin)

Materiali i nevojshëm:

  • Prezantimi në Power Point i publikuar në platformë;
  • Fletë;
  • Lapsi.

Këtu  mund ta shkarkoni materialin: Kryefjala dhe kallezuesi

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht bashkëbisedojmë me nxënësin/ën  në përgjithësi  për gjymtyrët kryesore të fjalisë  për të kuptuar njohuritë fillestare.
Hapi 2 Pastaj gradualisht e njoftojmë nxënësin se do të mësojmë për gjymtyrët kryesore të fjalisë, duke përdorur gjuhen e shenjave.
Hapi 3 Shkarkojmë prezantimin në Power Point dhe të njëjtin e prezantojmë para nxënësit/ës në gjuhën e shenjave.
Hapi

4

Shpjegojmë nxënësit se :

·       Kryefjala dhe kallëzuesi janë gjymtyrë kryesore të fjalisë.

·       Kryefjala gjendet me pyetjet: cili, cila, cilët dhe kush ?

·       Ajo qëndron para foljes .
Kryefjala shprehet me emër , me përemër dhe me numëror .

·       Kallëzuesi tregon një veprim apo gjendje të kryefjalës.

·       Ai gjendet me pyetjet : ç’ bën, ç ‘është ?

·       Përshtatet me numër dhe vetë.

·       Llojet e kallëzuesit janë: kallëzuesi i thjeshtë , i përbërë dhe emëror.

 

Hapi 5 Nxënësin/ën e njoftojmë edhe me pjesën e fundit të material të publikuar në Power Point.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content