Krijojmë forma me plastelinë
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja zhvillon motoriken fine;
- Nxënësi/ja formon forma gjeometrike-katror, rreth dhe trekëndësh;
- Nxënësi/ja dallon format gjeometrike.
Materialet e nevojshme:
- Ilustrimet me tri forma gjeometrike;
- Kutia me plastelina.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hap
1 |
Fillimisht udhëzojmë nxënësin/ën:
“Merr kutinë e plastelinës.” |
Hapi
2 |
Nxënësi/ja hap kutin e plastelinës. |
Hapi
3 |
Nxënësi/ja merr plastelinën që është brenda në kuti. |
Hapi
4 |
Nxënësi/ja shtrinë me dorë plastelinën. |
Hapi
4 |
Nxënësi/ja formon katrorin duke u bazuar në ilustrimin me katror që ia ofron mësuesja, sikurse në fotografinë ilustruese.
Në këtë formë vazhdon edhe me format e tjera –rrethin dhe trekëndëshin. |
Hapi 5 | Pasi të përfundoj aktiviteti, nxënësi/ja mbledh plastelinën e mbetur. |
Hapi 6 | Nxënësi/ja vendos plastelinën në kuti. |
Hapi 7 | Nxënësi/ja dërgon plastelinën në vendin e caktuar. |
Leave a Reply