Krijojmë fjali të thjeshta
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja fikson rendin e fjalëve në fjali të thjeshtë;
- Nxënësi/ja kupton pozitën e kundrinorit në fjali;
- Nxënësi/ja përforcon njohuritë mbi emrin dhe foljen.
Materialet e nevojshme:
- Materiali i publikuar në platformë.
Përshkrimi i njësisë:
Sa fjali të thjeshta mund të krijoni me fjalët e dhëna.
P.sh. Nxënësi hapi librin.
Emrat mund t’i përdorni në të gjitha format e lakimit (p.sh.: qeni, i/e qenit, qenit, qenin, etj.) njëjës ose shumës.
Foljet mund t’i përdorni në të gjitha vetat njëjës dhe shumës (dal, del, dalim, dilni, dalin), dhe në kohë të ndryshme të tashmë, shkuar apo të ardhme (del, doli, kam dalë, dilja, do të dal… etj.)
Sugjerimi 1: Prindi e mbikëqyr, nxënësi bën detyrën.
Sugjerimi 2: Bëni gara me nxënësin, një fjali ti, një fjali unë.
Sugjerimi 3: Shtoni edhe çfarëdo parafjale keni nevojë për fjalinë: me, te, nga për, prej, më, etj. apo lidhëza: dhe, edhe, kurse, etj.
Sugjerimi 4: Hartoni një tekst sa më të gjatë që mundeni.
QBMK “Xheladin Deda”-Pejë
Leave a Reply