Krahasimi i dy numrave

Rezultatet e pritura:

  • Nxënësi/ja identifikon numrat deri ne 10;
  • Nxënësi/ja dallon shenjën “>” më e madhe;
  • Nxënësi/ja dallon shenjën “ < “ më e vogël;
  • Nxënësi/ja krahason dy numra  ndërmjet  veti  për nga vlera e tyre;
  • Nxënësi/ja përdor në mënyrë të drejtë shenjat e krahasimit “> “ më e madhe dhe “ < “ më e vogël;
  • Nxënësi/ja përshkruan në mënyrë të saktë shenjat e duhura “ > “më e madhe dhe  “ < “ më e vogël;
  • Nxënësi/ja kupton në mënyrë logjike vendosjen e shenjave “> “ dhe “ < “ gjatë krahasimit të  dy numrave.

Materiali i nevojshëm:

  • Kubëzat e shënuara në radhitje nga numrat  1- 10;
  • Numrat e vizatuar apo të plastifikuar dhe shenjat  e krahasimit të numrave “ > “ , “ < “;
  • Tabela në të cilën do të  vendosim katrorët me ngjyra të ndryshme si dhe
  • katrorët në të cilët janë të  shënuar numrat.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Nxënësin/ën  e udhëzojmë të vendos  kubëzat në 10 kolona në radhitje nga  1-10 kubëza. Pastaj nga aty marrim dy,  cilat do  kolona me kubëza duke i  krahasuar nga  madhësia (më e madhe “ > “) ose (më e vogël “ < “) ku ato  i vëren edhe   vetë   nxënësi  nga  radhitja e kubëzave e lexon  më e madhe “ > “ apo më e vogël “ < “ varësisht nga vlerat e numrave të cilët i krahasojmë.

 

Hapi 2 Pastaj  vazhdojmë edhe nga një tabelë ku kemi  radhitur katrorët sipas modelit dhe vlerës  së numrave, duke i krahasuar ata dy numra (të paraqitur përmes   katrorëve  me ngjyrë) dhe pastaj vendosim shenjat  e duhura  “ > “ (më e madhe ) apo “ < “ (më e  vogël)  në mes të atyre  dy numrave  (katrorëve të radhitur) duke u bazuar në vlerat e  madhësisë së numrave të përzgjedhur.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content