Komunikimi përmes fotografive

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja lidhë fjalët dhe krijon fjali përmes fotografive.

Materialet e nevojshme:

  • Materiali i publikuar në platformë.

Përshkrimi i aktivitetit:

 

Hapi 1 Fillimisht ju duhet të shkarkoni materialin të cilin mund ta gjeni në linkun me emërtimin: Komunikimi përmes fotografive.
Hapi

2

Shfletoni materialin e publikuar dhe informohuni në lidhje me rastet kur përdorët komunikimi me fotografi. Këtu do të informoheni rreth asaj se komunikimi me fotografi përdoret për fëmijët të cilët nuk kanë komunikim verbal dhe tek ata synoni të zhvilloni një komunikim alternativ.
Hapi 3 Materiali i publikuar ju udhëzon se si në fillim është me rëndësi që fëmijën ta udhëzojmë të shfaq kërkesat dhe nevojat e tij përmes fotografive, dhe ne si shkëmbim i plotësojmë po atë kërkesë/nevojë që është ilustruar në fotografi. Me ushtrimin e vazhdueshëm të këtij aktiviteti, fëmija mësohet që të shprehë atë që dëshiron, përmes fotove.
Hapi

4

Duke u bazuar në material ushtroni fëmijën të njoh dhe përdor fotografitë për të komunikuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content