KOMPONIMET ORGANIKE ME RËNDËSI JETËSORE
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja identifikon elementet që marrin pjesë në organizmat e gjalla si: C, Ca, Mg, Fe, N etj.
- Nxënësi/ja kupton që këto produkte merren përmes ushqimeve.
- Nxënësi/ja kupton rëndësinë që kanë karbohidratet, proteinat, dhe yndyrat për energjinë, lëvizjen dhe rritjen e organizmit.
- Nxënësi/ja kupton ndikimin e proteinave dhe mineraleve ne rritjen dhe shumimin e qelizave.
- Nxënësi/ja kupton ndikimin e proteinave, vitaminave, mineraleve dhe ujit në kontrollimin e proceseve biokimik.
Materialet e nevojshme:
- Libri KIMIA 9, ilustrime, material nga interneti.
Përshkrimi i njësisë:
Si fillim bashkëbisedojmë për ushqimin duke u ndërlidhur me temën. Organizmat e gjallë janë të ndërtuar nga komponimet e karbonit i cili është element themelor për zhvillimin e jetës. Komponimet organike me rëndësi jetësore ndahen në karbohidrate, proteina, vitamina, yndyrna, minerale dhe ujë. Karbohidratet, proteinat dhe yndyrat sigurojnë energjinë për lëvizje, nxehtësinë trupore dhe rritjen. Proteinat dhe mineralet sigurojnë rritjen dhe shumimin e qelizave. Proteinat, vitaminat, mineralet dhe uji bëjnë kontrollimin e proceseve biokimike. Të gjitha këto produkte në organizëm transformohen në komponime të ndryshme, të cilat janë të rëndësishme për jetë.
◦◦◦QBMK “NËNË TEREZA”-PRIZREN◦◦◦
Leave a Reply