Klasifikimi i ekosistemeve Klasa: VI
Rezultatet e të nxënit;
- Nxënësi/ja dallon ekosistemet ujore dhe tokësore;
- Nxënësi/ja bën ndarjen e ujërave të ëmbla dhe të njelmëta;
- Nxënësi/ja dallon pyjet gjetherënëse dhe gjethembajtëse
Materialet e nevojshme:
- Fletore pune: faqe 59, 2.11 ”Klasifikimi i ekosistemeve”
Përshkrimi i njësisë:
Ekosistemet e ngjashme formojnë Biomet që përfshijnë vende me karakteristika të posaçme klimatike.
Dallojmë Biomet ujore dhe tokësore. Të gjitha ujërat grupohen në Biome të ujërave të ëmbla dhe Biome të deteve dhe oqeaneve.
Ekosistemet ujore:
- Ekosistemi i ujërave rrjedhëse: përrenjtë, lumenjtë;
- Ekosistemi i ujërave të ndenjura: liqenet, moçalet, kënetat;
- Ekosistemet e deteve dhe oqeaneve.
Ekosistemet tokësore:
- Ekosistemet e pyjeve: halore, gjetherënëse, gjethembajtëse;
- Ekosistemet e barishteve: stepat, savanat, livadhet, kullotat;
Ekosistemet tokësore të kultivuara (antropogjene):
- Ekosistemet e tipit pyjor;
- Ekosistemet bujqësore.
QBMK “Xheladin Deda”-Pejë
Leave a Reply