Përemri
Rezultatet e të nxënit :
- Nxënësi/ja kupton drejt emrin dhe përemrin;
- Nxënësi/ja dallon emrin nga përemri;
- Nxënësi/ja din rolin e përemrit në fjali.
Materialet e nevojshme:
- Makina Braill;
- Fleta e bardhë për shkrimin Braill;
- Abetare pune.
Përshkrimi i njësisë:
Shkruajmë tri fjali, për shembull:
- Agimi bleu një biçikletë te re.
- Agimi u gëzua shumë.
- Agimi i tha babait se dhurata më pëlqeu shumë.
Nga fjalitë mund të vërejmë se emri Agim u përsërit në të tre fjalitë dhe nuk po tingëllon aq mirë. Kështu emrin Agim mund ta zëvendësojmë me fjalë të tjera dhe fjalitë mund ti shkruajmë përsëri si ne vijim p.sh
- Agimi bleu biçikletë të re.
- Ai u gëzua shumë.
- Ai i tha babit se dhurata më pëlqeu shumë.
Fjalët Unë , Ti, Ai, Ajo, Ne, Ju, Ata, Ato quhen përemra dhe i përdorim ne vend të emrit që fjalitë të tingëllojnë më mirë.
Më shumë në njësinë mësimore për Përemri:
Detyrë :
Shkruani tri fjali me përemra
Unë ____________
Ju ____________
Ata ____________
Leave a Reply