Karboni Klasa VIII
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja dallon karbonin dhe
modifikimet e karbonit në natyrë.
Materialet e nevojshme:
- Libri;
- Makina e Braill-it;
- Interneti;
- Fotografi ilustruese.
Përshkrimi i njësisë mësimore:
Karboni është i njohur qysh nga kohërat e lashta. Emri Karbon rrjedh nga gjuha latine (Carbo = qymyr). Karboni është element i grupit të 14-të të sistemit periodik të elementeve me simbolin C dhe me numër atomik 6.
Për sa i përket përhapjes në natyrë, Karboni gjendet i lirë dhe në formë të komponimeve. Ai përbën 0.003% të korës së Tokës dhe 0.003% të atmosferës në formë të dioksidit të karbonit (CO2). Karboni është përbërës kryesor i organizmave të gjallë.
Në gjendje elementare karboni gjendet në tre modifikime alotropike me strukturë kristalore të diamantit, të grafitit, dhe të fulorenit si dhe në formë të qymyrit ose të karbonit amorf i cili nuk ka formë të caktuar (koksi, bloza, qymyri, qymyri aktiv, etj). Në formë të komponimeve inorganike gjendet në atmosferë si dioksid karboni (CO2) në korën e Tokës, në shkëmbinj, si karbonate të kalciumit dhe të magneziumit etj., dhe në formë të komponimeve organike që gjenden në botën e gjallë (bimët, shtazët dhe njeriu).
QBMK “Xheladin Deda”-Pejë
Leave a Reply