Karakteristikat e stinëve

Rezultatet e pritura:

  • Nxënësi/ja identifikon stinët;
  • Nxënësi/ja emërton stinët;
  • Nxënësi/ja përshkruan karakteristikat e stinëve.

Materiali i nevojshëm:

  • Fotografi të katër stinëve.
  • Fotografi të karakteristikave të stinëve.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Para nxënësit/ës janë vendosur fotografi të katër stinëve dhe në anën tjetër fotografi për karakteristikat e këtyre stinëve.
Hapi 2 E pyesim nxënësin/ën se  cila është stina e pranverës dhe nxënësi/ja vendos gishtin në fotografinë e pranverës.
Hapi 3 Pastaj marrim fotografit ku janë karakteristikat e pranverës dhe fillojmë të bashkëbisedojmë me nxënësin duke i përshkruar ato.
Hapi 4 Vazhdojmë kështu edhe me stinët e tjera.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content