Jeta dikur dhe sot
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja krahason se si janë ushqyer njerëzit dikur dhe sot;
- Nxënësi/ja përshkruan se si kanë jetuar njerëzit dikur dhe sot;
- Nxënësi/ja tregon se në çfarë kushtesh kanë jetuar njerëzit dikur dhe sot;
- Nxënësi/ja tregon se si është punuar toka dikur dhe sot.
Materiali i nevojshëm:
- Libri;
- Fleta e bardhë;
- Ngjitësi;
- Gërshërët;
- Fotografitë apo vizatimet për njësinë mësimore.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht shkarkojmë materialin e publikuar në platformë me emërtimin: Jeta dikur dhe sot. |
Hapi 2 | Bashkë me nxënësin/ën fillojmë të diskutojmë mbi ndryshimet që kanë ndodhur përgjatë historisë, në mënyrën se si kanë jetuar dhe se si jetojnë sot njerëzit. |
Hapi 3 | Pyesim nxënësin/ën cilat janë disa nga ndryshimet kryesore dhe e drejtojmë drejt përgjigjeve që lidhen me zhvillimin e teknologjisë, mjetet e punës më të avancuara etj |
Hapi 4 | Në materialin e shkarkuar, i kërkojmë nxënësit/ës që të analizojë fotografinë e parë dhe e pyesim se çfarë dallimesh po vërën ? |
Hapi 5 | Vazhdojmë në të njëjtën mënyrë edhe me fotografitë e tjera në kuadër të materialit. |
Hapi 6
|
Në kuadër të materialit të publikuar, në aktivitetin e fundit, kërkojmë nga nxënësi/ja që të vizatojë apo të gjejë ilustrime për mënyrat e jetesës dikur dhe sot. |
Leave a Reply