Iriqi dhe mollët
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja dallon shkronjën I me të cilën fillon fjala Iriqi;
- Nxënësi/ja përshkruan me fjalë personazhin e përrallës bazuar ne video;
- Nxënësi/ja kupton rëndësinë e kujdesit ndaj shokëve;
- Nxënësi/ja vizaton iriqin dhe mollët.
Materialet e nevojshme:
- Libri;
- Ilustrimet;
- Fleta A4;
- Ngjyrat;
- Ngjitës për letër.
Metoda: bashkëbisedim, demonstrim.
Forma e punës: individuale apo në çifte.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht konsultojmë videon ilustruese të publikuar në platformë. |
Hapi 2 | Nxënësit/ës i demonstrojmë dhe mësojmë shkronjën I. |
Hapi 3 | Bashkë me nxënësin/ën identifikojmë fjalë që fillojmë me shkronjën I, sikurse: Iriqi, Ishulli, Instrumenti etj. |
Hapi 4 | Nga nxënësi kërkojmë që të shqiptojë disa herë shkronjën I si të vetme apo në kuadër të fjalëve të ndryshme. |
Hapi 5 | Udhëzojmë nxënësin/ën që të shkruajë në një fletë të bardhë disa rreshta me shkronjën I. Ky aktivitetet duhet të përsëritet shumë herë, derisa shkronja të përforcohet plotësisht. |
Hapi 6
|
Udhëzojëni nxënësin/ën që në fletë A4 apo në fletore vizaton iriqin me gjemba me ndihmën e prindit, vizaton dhe disa molla. Më pas i ngjyros të gjitha figurat e vizatuara. |
Hapi 7 | Në një fletë të bardhë shkruajmë disa fjalë, në të cilat përfshihet shkronja I. Por në vend të shkronjën I, lëmë një hapësirë të zbrazët të cilët i kërkojmë nxënësit/ës që ta plotësojë, p.sh
L A P S _; L _ B R I. |
Leave a Reply