Instrumentet muzikore

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja njeh instrumentet muzikore;
  • Nxënësi/ja kupton funksionin e tyre;
  • Nxënësi/ja dallon instrumentet e muzikës popullore;
  • Nxënësi/ja dallon instrumentet e muzikës klasike.

Materiali i nevojshëm:

  • Fotografi të ndryshme të instrumenteve muzikore.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht pyesim nxënësin/ën se cilat instrumente muzikore njeh apo din. Fillojmë bashkë me nxënësin të listojmë disa prej tyre.
Hapi

2

Më pas, nxënësit/ës i sqarojmë se në muzikën burimore përdorën instrumente të tjera krahasuar me muzikën klasike.
Hapi 3 Fillojmë duke shpjeguar instrumentet e muzikës burimore sikurse: Çiftelia, Fyelli, Defi apo Flauti. Për secilin instrument tregojmë ndonjë fotografi ilustruese. Më pas i kërkojmë nxënësit/ës që të dëgjojë ndonjë këngë/ melodi nga You Tube, ku përdoren ato instrumente.
Hapi

4

Veprojmë njëjtë për të ilustruar instrumentet e tjera sikurse: Kitara, Violina, Saksofoni, Piano etj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content