Imiton zërat e kafshëve K-6

Rezultatet e pritura:

  • Nxënësi/ja identifikon kafshët;
  • Nxënësi/ja emërton kafshët;
  • Nxënësit/ja emiton zërin e kafshëve;
  • Nxënësi/ja bashkëbisedon për rëndësinë e kafshëve.

Materiali i nevojshëm:

  • Fotografi ose figura me kafshë;
  • Kompjuteri.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Nxënësi/ja vendoset para kompjuterit dhe prezantohet me kafshë të ndryshme përmes fotografive.
Hapi 2 Nxënësi/ja pastaj mësohet t’i emërtoj ato.
Hapi 3 Pasi dëgjon zërat e kafshëve në kompjuter, nga nxënësi/ja kërkohet që t’i imitojë ata.
Hapi 4 Gjithashtu bashkëbisedojmë me nxënësin për dobitë dhe përfitimet që kemi nga kafshët.
Hapi 5 Në fund duhet të shkojmë me nxënësin dhe të  shohim nga afër kafshët, të dëgjojmë zërin e tyre dhe të imitojmë ato zëra.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content