Identifikimi i ngjyrave

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja numëron deri në numrin 20;
  • Nxënësi/ja identifikon ngjyrat;
  • Nxënësi/ja dallon trupin gjeometrik – kubin;
  • Nxënësi/ja dallon 6 faqet e kubit;
  • Nxënësi/ja Identifikon, krahason dhe bashkon ngjyrat e njëjta;
  • Nxënësi/ja dallon simetrinë tek format rrethore;
  • Nxënësi/ja përdor hedhjen dhe rrokullisjen e kubit (sikurse zarin);
  • Nxënësi/ja kupton në mënyrë logjike grupimin e elementeve me ngjyra të njëjta.

 

Materialet e nevojshme:

  • Kartoni në formë drejtkëndëshi;
  • Kubi – gjashtë faqet e të cilit janë me ngjyra të ndryshme;
  • Letra me ngjyra për modelimin e Mollëkuqes dhe për petëza në formë rrethore;
  • Gërshërët;
  • Një pjatë në formë rrethi.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht shkarkojmë materialin e publikuar në platformë për të parë se si është bërë modelimi i Mollëkuqes. Nxënësin/ën e udhëzojmë që mbi një sipërfaqe drejtkëndëshe ( nga kartoni ) të modelojmë dhe formojmë Mollëkuqen. Do të thotë vendosim një sipërfaqe rrethore ( nga kartoni me ngjyrë të kuqe ). Pastaj atë sipërfaqe e ndajmë me një vijë të drejt në mes duke formuar dy gjysmë sipërfaqe rrethore ( simetrike në mes veti ).
Hapi 2 Në ato dy pjesë simetrike vendosim numër të njëjtë të petëzave në formë rrethore ku nga njëra anë kanë ngjyrë të zezë, ndërsa nga ana tjetër kanë 6 ngjyra të ndryshme ( të kuqe, te gjelbër, të verdhë, vjollcë, të kaltër dhe të bardhë).
Hapi 3 Pas formësimit të Mollëkuqes marrim kubin, 6 faqet e të cilit janë të ngjyrosura me ngjyrat që i përmbajnë petëzat e vendosura në modelimin e Mollëkuqes.
Hapi 4 Ky aktivitet realizohet në mes të dy nxënësve ( dyshe ) dhe ka karakter garues. Njëra gjysmë sipërfaqe e Mollëkuqes i takon njërit nxënës e tjetra tjetrit nxënës. Atëherë nxënësi i parë e merr kubin dhe e hedh në rrokullisje ( sikurse loja me zarin ) dhe ngjyrën që shfaqet në gjendjen statike të kubit duhet ta gjejë me një hapje të petëzave. Nëse e gjen ngjyrën largohet petëza për veprimin e radhës.
Hapi 5 Pastaj fillon radha e nxënësit të dytë i cili vepron njëjtë sikurse nxënësi i parë me pjesën e tij të modelit të Mollëkuqes. Dhe kështu vazhdon aktiviteti deri sa njëri nga nxënësit të hap të gjitha petëzat e pjesës së tij, duke ia përshtat ngjyrat e kërkuara nga hedhja e kubit

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content