Hyrje në lëndën e ekologjisë

Rezultatet e të nxënit :

  • Nxënësi/ja mëson se ekologjia si shkencë, është degë e lëndës së biologjisë;
  • Nxënësi/ja kupton rëndësinë e kësaj lënde në mbrojtjen e mjedisit jetësor;
  • Nxënësi/ja analizon dhe sqaron objektin e studimit të saj;
  • Nxënësi/ja kupton në veçanti studimin e ekologjisë së bimëve;
  • Nxënësi/ja kupton në veçanti studimin e ekologjisë së shtazëve;
  • Nxënësi/ja kupton në veçanti studimin e ekologjisë së mikroorganizmave;
  • Nxënësi/ja vetëdijesohet në ruajtjen dhe kujdesin ndaj natyrës.

Materialet e nevojshme:

  • Libri i biologjisë kl. VI;
  • foto nga interneti;
  • Ilustrimet nga libri.

Këtu mund ta shkarkoni materialin:

 Hyrje në lëndën e ekologjisë (1)

Përshkrimi aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht ju duhet të shkarkoni materialin të cilin mund ta gjeni në linkun me emërtimin: Hyrje në lëndën e ekologjisë. Njësia ligjërohet me  gjuhën e shenjave dhe prezantohet me Power Point ose PDF.
Hapi 2 Bazuar në materialin e shkarkuar, filloni të shpjegoni e  shtjelloni, duke krahasuar lëndën e ekologjisë me lëndët dhe degët tjera të biologjisë.
Hapi 3 Ekologjia është shkencë e biologjisë e cila studion marrëdhëniet e qenieve të gjalla me veprimet e mjedisit jetësor si dhe marrëdhëniet në mes vet qenieve të gjalla.
Hapi 4 Sipas objektit të cilin e studion, ekologjia ndahet në:

1. Ekologji të bimëve;

2. Ekologji të shtazëve;

3. Ekologji të mikroorganizmave.

Hapi 5 Në vijim duke shpjeguar e sqaruar me anë të fotove e ilustrimeve të ndryshme nxënësit arrijnë të kuptojnë e të mësojnë më gjerësisht objektin e studimit nga lënda e ekologjisë si shkencë, rëndësinë e saj në hulumtimin dhe trajtimin e problemeve të mundshme që krijohen nga pakujdesia e njerëzve apo katastrofave natyrore.
Hapi 6 Në fund, kërkoni nga nxënësit të marrim qëndrim, që të gjithë së bashku ta duam natyrën dhe ta ruajmë atë.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content