Higjiena personale
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja mëson për mjetet higjienike;
- Nxënësi/ja kupon rendësin e higjienës;
- Nxënësi/ja kupton rendësin e ruajtjes së shëndetit;
- Nxënësi/ja mbron trupin nga bakteret dhe infeksionet;
- Nxënësi/ja krijon shprehi për mbajtjen e higjienës.
Materialet e nevojshme:
- Video e publikuar
- Fotografi ilustruese
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht bashkëbisedojmë me nxënësin/ën në lidhje me rëndësinë e mbajtjes së higjienës personale. Sqarojmë se duke e mbajtur higjienën personale ne do të jemi më të shëndetshëm. |
Hapi
2 |
Më pas, së bashku me nxënësin/ën diskutojmë rreth proceseve të mbajtjes së higjienës personale. |
Hapi 3 | Fillojmë me pastrimin e dhëmbëve, dhe sqarojmë se duke i pastruar dhembët, ne sigurohemi që t’i mbajmë ata të shëndetshëm. Vazhdojmë më tutje me rëndësinë e pastrimit të duarve, fytyrës, flokëve dhe trupit, për të larguar bakteret apo viruset e ndryshme. |
Hapi
4 |
Në fund nxënësin/ën e udhëzojmë se si të përdor praktikisht mjetet higjienike sikurse: sapuni, shamponi, pasta, krehëri, etj. |
Hapi 5 | Nga nxënësi mund të kërkojmë që të shkruajë hapat e mbajtjes së higjienës personale apo ilustrojë ata përmes vizatimeve, të cilat mund t’i vendosim më pas në një vend të dukshëm. |
Leave a Reply