GOLBOLLI (SPORT PËR TË VERBËR)

Rezultatet e te nxënit:

  • Nxënësi/ja kuptojë historikun dhe rëndësinë e këtij sporti;
  • Nxënësi/ja mëson teknikat e lojës: pasimet dhe pranimet  e topit;
  • Nxënësi/ja mëson dimensionet e fushës
  • Nxënësi/ja mëson rregullat e lojës

Materialet e nevojshme:

  • Topi;
  • Syze mbrojtëse;
  • Mbrojtëse gjunjësh dhe bërrylash;
  • Shirit për vija orientuese.

Përshkrimi i sportit:

Golbolli është një sport që luhet nga personat e verbër dhe personat me dëmtime pamore. Kjo lojë organizohet ndërmjet dy ekipeve prej tre lojtarësh, me maksimum tri zëvendësime për secilën skuadër.  Loja luhet me top me zile ( me  peshë 1250 gram, me 8 vrima dhe zile të cilat bëjnë zhurmë, me perimetër përafërsisht 76 centimetra. Materiali është gomë e forte me specifikat e përcaktuara nga IBSA *. Qëllimi i lojës për secilën skuadër është rrokullisja e topit përtej vijës së golit, përderisa skuadra tjetër përpiqet ta ndalë atë që të mos e kalojë vijën.

 

* IBSA – International Blind Sports Federation (Federata Ndërkombëtare e Sporteve për të Verbër)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content