Goja – pjesë e kanalit tretës
Rezultatet e të nxënit :
- Nxënësi/ja mëson se në zgavrën e gojës gjenden dhëmbët, gjuha, gjuhëza, bajamet dhe pështyma;
- Nxënësi/ja kupton rolin e tyre në copëtimin, grimcimin dhe tretjen e pjesshme të ushqimit;
- Nxënësi/ja emërton dhëmbët sipas funksionit të tyre;
- Nxënësi/ja kupton se gjuha është organ i shijimit dhe i të folurit.
- Nxënësi/ja përshkruan procesin e përzierjes dhe të gëlltitjes së ushqimit nga gjuha.
- Nxënësi/ja sqaron rolin e pështymës në zbutjen dhe tretjen e pjesshme të ushqimit.
Materialet e nevojshme:
- Materiali i publikuar në platformë;
- Libri i biologjisë – kl. IX;
- Atllasi anatomik;
- Foto nga internet;
- Ilustrime të ndryshme;
- Mjetet e konkretizimit.
Këtu mund ta shkarkoni materielin: Goja – pjesë e kanalit tretës
Përshkrimi i njësisë:
Kjo njësi mësimore zhvillohet me prezantim në Power Point dhe interpretohet në gjuhën e shenjave. Fillimisht shkarkoni materialin e publikuar në platformë. Në kuadër të kësaj njësie nxënësi/ja do të ketë mundësi të mësoj se goja është pjesa fillestare e kanalit (aparatit) tretës ku janë të vendosur dhëmbët, gjuha, gjuhëza, bajamet dhe pështyma. Nxënësi/ja përmes kësaj njësi mëson formën dhe ndërtimin, funksionin dhe rolin tyre e këtyre pjesëve në aparatin tretës.
Detyrë shtëpie: Vizatimi i dhëmbëve sipas funksionit të tyre
…………………………………………………………..
◦◦◦QBMK “NËNË TEREZA”-PRIZREN◦◦◦
Leave a Reply